Kujt i referohet Luta si ‘këmba e pulës’?

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Gjilanit, njihet për shprehjet thumbuese që i përdor, kryesisht, për kundërshtarët politikë.

Por, një togfjalësh interesant që e përdor shpesh është ‘këmba e pulës’.

Nuk bëhet fjalë për këtë shpend, por si ilustrim për trekëndëshin kufitar që e lidh Gjilanin me Kumanovën dhe Preshevën.

Këtë term, kreu i Gjilanit e ka theksuar disa herë, sidomos në konferencat regjionale, ku zakonisht marrin pjesë kryetarët e 17 komunave të regjionit lindje./MediaFokus/

SHPËRNDAJE