Kujt i tha Mogherini në Beograd se ngjarja e djeshme nuk duhet të përsëritet më?

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme e Siguri dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini sonte në takimin që ka pasur me Aleksandar Vuçiqin në Beograd, ka thënë se ngjarja e djeshme kur u arrestua Marko Gjuriqi, nuk duhet të përsëritet më.

Në njoftimin e publikuar pas përfundimit të takimit, ajo ka thënë se BE-ja kërkon qetësi, mençuri dhe lidership për të parandaluar këso skenash, raportojnë mediat serbe.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Në takim përfaqësuesja e lartë ka folur për ngjarjen e djeshme në Kosovë: çfarë ndodhi dje nuk duhet të përsëritet më”, thuhet në njoftim.

Mirëpo nuk është e qartë se cilit shtet i është drejtuar kjo fjalia “mos të përseritët më”? Arrestimi i Gjuriqit apo provokimi i tij duke hyrë ilegalisht në vendin tonë, shkruan lajmi.net.

Presidenti serb dhe Mogerini janë pajtuar që të gjenden mënyra të reja për vazhdimin e punës dhe zgjidhjen paqësore të problemeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Ata pajtohen se është në interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë ruajtja e stabilitetit, paqes dhe e progresit në rrugën drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE