Kukës, Maj 1999: Të rrahur e të vrarë, vushtrriasit besonin se do të kthehen në Kosovën e lirë

Gjatë luftës së fundit në Kosovë qindra-mijëra shqiptarë të Kosovës ishin shpërngulur me dhunë në Shqipëri nga pushtuesi serb, por që ata asnjëherë nuk e humbën shpresën se do të kthehen në tokën e tyre.

Në një storie të përgatitur në mediat botërore, të cilën ua sjellë portal Veriu.info, shihen refugjatët nga Vushtrria duke qendruar në një kamp në Kukës.

Një vushtrrias i cili ishte maltretuar për tri javë në burg nga forcat serbe, thotë se në të ardhmen mendon të kthehet prapë në Kosovë.

Përveç tij, në video shihet edhe një person tjetër nga Vushtrria, I cili ka plagë të rënda në shpinë si pasojë e dhunës së ushtruar nga tij nga forcat serbe.

Kronika televizive bën të ditë se sapo kishte filluar nisja e parë e refugjatëve me tren nga Kukësi në drejtim të Elbasanit.

Këtu pamje ishin realizuar më 27 maj 1999./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE