Kullat e Jasharëve duhen konservuar urgjentisht, thotë Musliu

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Ganimete Musliu, ka thënë se Kullat e Jasharëve kanë nevojë për ndërhyrje urgjente në konservimin e tyre.

Në një postim në Facebook, Musliu tha se sot kanë vizituar këto komplekse bashkë me Drejtorin e Agjensionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj dhe Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ku bënë homazhe, raporton Koha.net.

“Të gjithë u dakorduam se nevojitet një ndërhyrje urgjente për konservimin e Kullave dhe si Komision Parlamentar do të ofrojmë mbështetjen tonë. Është urgjente që të përfundojë miratimi i Ligjit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ i cili ka kaluar në lexim të parë por ka ngelur pa u votuar në lexim të dytë për shkak të rrethanave politike në vend”, ka thënë Musliu.

SHPËRNDAJE