Kur Bajram Rexhepi tregonte se si kishte kursyer familjen nga lajmi se kishte kancer

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, kishte rrefyer në “E diela me Vesën” për problemet që kishte pasur me shëndetin dhe shërimin nga sëmundja e kancerit.

Në një rrëfim motivues, ai nuk e ka pasur problem të tregonte se sa ishte kryetar i Mitrovicës kishte zbuluar këtë problem, por ishin vullneti dhe vendosmëria që e kishin mbajtur të fortë dhe e kishin shëruar.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Sa isha kryetar i Mitrovicës, në vitin 2008, kam pasur limfomë, tumor i gjëndrave limfatike, tumor agresiv. Në fillim kam dashur të mendoj se kam vetëm një problem me dhëmb, por më vonë u konstatua se ishte problem tjetër. Jam operuar në Prishtinë, edhe pse kam pasur mundësi të shkoj jashtë vendit, kam besuar gjithmonë në mjekët tanë. Kam qenë në Hamburg për testime. Tri cikle i kam përfunduar në Kosovë, tri atje. Më kanë kërkuar të shkoj çdo gjashtë muaj, por nuk po i mbahem. Tash jam mirë dhe kam harruar që jam operuar. Vullneti dhe vendosmëria më kanë shëruar”, pati deklaruar Rexhepi.

Ai kishte treguar se asnjëherë nuk i ka diskutuar problemet në familje dhe se gjithmonë ka qenë optimist dhe i bindur se do të shërohet. Rexhepi po ashtu tregoi se i kishte premtuar vajzës se nuk do të vdiste nga ajo sëmundje në atë kohë.

“I kam premtuar vajzës që deri sa ta rehatoj, nuk do të vdes”, kishte thene ai.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE