Kur bëhen bashkë dy ikonat e muzikës popullore

Shyhrete Behluli dhe Merita Spahiu janë padyshim dy këngëtaret më të pëlqyera nga publiku sa i përket muzikës popullore.

Dyshja ka vite që janë pjesë e skenës muzikore, duke realizuar kështu një sërë këngësh.

Së fundmi dy këngëtaret i ka bashkuar Egzona, reja e Merita Spahiut e cila ka mbledhur rrethin e saj të ngushtë në një vjetorin e hapjes së lokalit të saj.

Është Shyhrete Behluli ajo që ka publikuar një fotografi me Meritën.

“Me kolegen e shoqen time te vjeter”, ka shkruar Shyhretja./GazetaBlic

SHPËRNDAJE