Kur do të mbahet provimi për policët e rinj, tregon ministri Gashi

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka bërë të ditur se ka pasur një interesim të madh të atyre që duan të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.

Gashi i pyetur nga gazetarët gjatë një vizite që ka pasur sot në Obiliq, në lidhje me atë se a ka pasur të interesuar nga komuniteti serb për të aplikuar në pozitat që janë shpallur në Policinë e Kosovës, ka thënë se ka pasur interesim të lartë për pozitat që ka shpallur Policia e Kosovës.

“Procesi i aplikimit është mbyllur. Në fazën e finalizimit të listave të aplikuesve dhe shpresoj brenda javëve do të fillojë edhe procesi i selektimit. Do të dalin listat dhe fillon procesi i provimit. Interesimi ka qenë tepër i madh, shumë më shumë se që kemi pritur, gjë që ka shkaktuar këto vonesa, për shkak të konkurrencës dhe interesimit jashtëzakonisht të madh të atyre që duan të veshin uniformën e zyrtarit policor”, ka thënë Gashi.

SHPËRNDAJE