Kur do të vaksinohen futbollistët e Superligës?

Autoritetet e vendit kanë njoftuar se vaksina anti-covid do të arrij shumë shpejt edhe në Kosovë.

Prioritet do të jenë personat më të prekur duke përfshirë mjekët dhe të moshuarit.

Në vendet e Evropës, sidomos në Angli futbollistët janë rreshtuar në kategorinë me rrezikshmëri të lartë për shkak edhe të lëvizjeve të shumta.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një prononcim në Indeksonline ka thënë se fillimisht do të duhet të vaksinohen shtresat e ndjeshme.

Mendoj që së pari duhet të vaksinohen njerëzit që kanë kontakte me njerëz nëpër institucione dhe pastaj nëpër institucione që janë me prioritet”, ka thënë trajneri i Llapit.

Presidenti i Trepça ’89 ka thënë se Federata duhet t’i siguroj vaksinat për lojtarët.

Ne jemi të interesuar për t’i vaksinuar lojtarët, por Federata duhet të merret dhe t’i siguroj ato”, ka thënë Abedein Zeka./Indeksonline