KUR POPULLI NDODHET NË UDHËKRYQ!

Shkruan: Idriz Ismajli

E premte. Vapë përclluese ne këtë fillim qershori. Edhepse temperatura nuk është aq e lartë, ngopja e ajrit me avuj krijojn një ngulfatje sa qe mushkeritë mezi ngopen me oksigjen … Ec rrugeve të Mitrovicës. Ora veq sa ka kalue mesin e dites.

Rrugët janë te mbushura me postere të politikanve te cilët premtojnë se Kosovën do ta bëjnë si Zvicra, ca te tjerë, pak sa më racional se Kosovën do ta bëjnë, vendin më të zhvilluar ne regjion dhe ate vetëm e vetëm që të jenë pak sa ma të besushem se sa, ata te parët.

Ca nga ta i ngrisin pagat, kurse të tjerët, hapin vende te reja pune….refrene të cilat i kemi dëgjue që nga pas lufta e gjer me sot. Eci ashtu, kuturu, takoj njerëz​ shumica te panjohur, pothuajse të gjithë të heshtur.

Nga larg shoh nji grumbull njerëzish. Ca ishin ulur nën hije e atyre pak drunjve që janë ne qytet e ca te tjerë nën rrezët e diellit qendronin në këmbë. Disa me fëtyrë prej dielli e ca te tjerë i kishin këthyer shpinën që rrezet e diellit të mos i godisnin në kokë. Shumica ishin të rinjë.

Njeherë mendova se janë në fushatë zgjedhore. Por, jo. Politikanet tonë ato i bejnë diku para mbremjës. Veq kur dëgjova zërin e hoxhes me ra ndërmend se ishte e premte dhe se ishte ligjirata e tij e xhumes. Kurse këta qe ishin ulur apo qendronin ne këmbë, ishin te gjithë ata që nuk i kishte zënë xhamia. Hoxha fliste për at botë. Fliste se të gjithë ata qe janë të devotshëm ne këtë​ muaj te rahmetit në botën tjetër, do i priste parajsa dhe secili mashkull do ti ketë, nga shtadhjetë e dy hyrija për rreth. Per femra se cka do të fitojnë, nuk thoshte asgjë.

E keta te ngratit tërë vesh shpresonin ne ate qe thoshte hoxha. Me siguri në të gjitha xhamit është e njejta skenë. Pasi që të tilla janë ndërtuar me shumicë pas luftes. Fabrikat janë mbyll, pothuajse të gjitha, apo shumica edhe shkatrruar. Trepca me gjithë premtimet e të gjitha qeverive, akoma gjendja e saj s’po ndryshon.

Dhe ne mes te këtyre dy premtimeve, ndoshta te rinjtë tanë, po i tërhqin më shumë ligjiratat për botën tjetër, sepse këtyre të tjerëve më nuk po u besojnë!…

SHPËRNDAJE