Kur serbët “smurëshin” me direktiva

Shkruan: Idriz Ismajli

E gjithmonë kemi pasë problem me serbët, jo vetem ne luftë , por edhe ne kohë paqeje. Punoja ne një Fabrikë ku shumica ishim shqiptar e për fat edhe kuadri profesional na takonte neve. Universiteti i Prishtnës, veq kishte dhënë frytet e para.

Problemi qëndronte tek Stafi udheheqës e qe zgjidhej nga Parita e asaj kohe, atëherë vetëm një Parti kishim, por parti per kokë të partisë. Komiteti ta emronte drejtorin që sipas tyre duhej te ishte i përshtatshëm. Dhe nëse njeni prej drejtorëve qëllonte të ishte shqiptar tjetri patjeter duhej te ishte serb.

Por Sistemi Vetqeverses i kohës e ka pasë edhe një Këshill te Punëtorve. E ky Këshill përbehej nga 15 antarë. Ne te cilin duhej te perfshihej struktura nacionale, profesionale, gjinore dhe ca kritere te tjera qe per momentin nuk po me kujtohen.

Kur filluam te marrim pak, erë nga politika i propozonim disa serb me pak te zotit dhe me te dëgjushem. Por ata e kuptuan këtë hile tonën dhe moren vendim qe ne ti propozojm anëtarët shqiptar e ata ata anëtaret serb.

Ketu ne humbem sepse ata zgjedhnin ata te cilet me neve nuk na degjonin. E hallin tani e kishte Drejtori, sepse nga ky Këshill duhej te merrte vendime per buxhetin, per pranimin e puntoreve, ketu vlen te ceket se drejtori nuk mund te pranonte as sekretareshen, nuk mund te udhtonte ne udhetime zyrtare me dreka te majme dhe shumë privilegje tjera.

I ngrati drejtor përpiqej qe te pervesonte ndonji nga antarët shqiptar, duke i bërë shefa te sektorve, duke i derguar neper pushime ne det, e te ngjajshme. Drejtori ne at mbledhje kishte shtrue nji kerkese per nji udhtim zyrtar për ne Poloni per nji arazhman. E ne dinim se çfarë “arazhmanesh” bëheshin ne ato vite ne Poloni.

I erdhi radha edhe kesaj pike te rendit te ditës. U diskutua gjer e gjatë për rëndsin e kësaj vizite. Drejtori arsyetoi aq sa mundi. Duhej vetem te votohej. U votua rezultati 7 me 7. Nuk kalon tha kryesuesi i Këshillit. I duhej edhe nje votë.

Drejtori hap sytë nuk e sheh Spasiqin, ai mungonte ishte “smurë” dhe ndodhej ne VMA – kështu quhej Spitali ushtarak ne Beograd. Drejtorit i mungonte një votë. Dhe arazhmani per ne Poloni dështoi.

Te nesermën shkova te dërgoi nji projekt zhvillimor per hapjen e nje repartit te ri. Drejtori nuk kishte qenë ne zyrë. Sekretaresha me tha se mund te ja lëja ne tavolinën e punës. Kur çka te shoh, një “Ilmihal” me disa sure arabisht.

Me siguri drejtori lutej qe antarët serb te Këshillit të mos “smurëshin”, përndryshe, nuk e di pse i duhej aty, kur ai nuk njihej si ndonji fetar dhe as qe kishim pa ndonjihere në ndonjeren prej xhamive të qytetit.

SHPËRNDAJE