“Kur të rrehi pernime britë kam me t’i thy, mos mu shtihav”- Dy zyrtarë të policisë ushtrojnë dhunë e ofendime ndaj qytetarit në stacionin e Mitrovicës

Dhunë fizike, psikike e fyerje të shumta, janë drejtuar ndaj një qytetari, nga dy policë të Policisë së Kosovës, në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur me 24 gusht  të vitit 2020-të, ku qytetari i cili është lajmëruar në polici nga ish-gruaja e tij për ngacmim, ka shkuar në stacion për të dhënë deklaratë. Aty qytetari (emër i njohur për redaksinë), ka kërkuar që të jap deklaratë në prani të një avokati.

Pas kësaj kërkese, eskalon gjithçka në një vend ku pretendohet të jetë i sigurt për të gjithë qytetarët. Nga ky rast, Insajderi ka siguruar incizimet që dëgjohet dhuna e fyerjet që dy policë ia bëjnë këtij qytetari në stacionin policorë “Jugu” në Mitrovicë, raporton Insjaderi.

Policët, T.M dhe Rr.M, të cilët që nga paraqitja e tij në stacion fillojnë ofendimet, për një kohë të gjatë i bëjnë presion që ta thërras një avokat. Momentin që qytetari nxjerr telefonin për ta gjet numrin e avokatit, polici T.M, e godet atë.

“Hiqe telefonin se po t’i thej hunt (dëgjohet duke e goditur), ti mu qu në këmbë kur dush a, ulu aty, mos um kqyr se po t’i thej hunt, filozof se s’jam tu mshef kurgjo, mos um kqyr”, i thote polici T.M.

Pas kësaj, polici Rr.M, vazhdon me kërcënime ndaj qytetarit. I thotë atij se do ta dërgojë në qeli, teksa policja T.M, me ironi e quan: Ti mësues?

Pas kësaj, vazhdon polici T.M, i cili thotë se personat si ai, që janë mësues, e shkatërruan vendin.

“Ju na e q** nanen na e shkatërruat venin, qifti yt, mësus ti, filozof ti”, thotë zyrtari policor Rr.M.

Kështu, maltretimi vazhdon për minuta të tërë, derisa në një moment qytetari dëgjohet se fillon të qajë. Sharjet as në atë moment nuk mungojnë nga dy zyrtarët policorë.