Kur Thaçi e fotografonte Albin Kurtin në Kuvend me hartën e copëtuar të Kosovës (Pamje)

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ishte pajtuar me kryeministrin e atëhershëm të Republikës, tani presidentin, Hashim Thaçi, për bisedimet që i zhvillonte në Bruksel “pa izën” e Kuvendit.

Përpos reagimeve në foltore, deputetët e LVV-së gjatë seancës së 21 prillit të vitit 2013 kishin ndërmarrë edhe një aksion duke shpalosur pankarta me hartën e copëtuar të Kosovës

“Kosova e Hashimit”, ishte pankarta që e mbante kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe deputeti Glauk Konjufca.

Mirëpo, ky aksion nuk i pëlqeu aq shumë kryeministrit Thaçi i cili. Duke ironizuar me deputetët opozitar, ai nxori telefonin dhe ua shkrepi disa fotografi.

Ndryshe, ndarja/shkëmbim i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është njëra prej temave më të përfolura në vend. 7 shtatori është data kur Thaçi dhe Vuçiq do të zhvillojnë një takim në Bruksel ku pritet të diskutojnë edhe rreth kësaj teme. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE