Kurti dhe Bahtiri bashkë në Mitrovicë dhe Vushtrri (VIDEO)

Tubimi i parë i madh i Vetëvendosjes për Mitrovicë u bë në Gushavc, fshatin prej nga vjen kryetari i komunës Agim Bahtiri që rishtazi la AKR-në për partinë e Albin Kurtit.

Agim Bahtiri zgjodhi një fjali interesante kur thirri për ta votuar Vetëvendosjen.

Në fund, i erdhi radha Kurtit që fshatin Gushavc e identifikoi me Bahtirin. Kandidati për kryeministër tha që nëse fiton partia e tij, Kosova bëhet shtet i fortë si një shkëmb.

Nga fshati i Bahtirit, Kurti vazhdoi për në Zhabar të Mitrovicës, që është vendlindja e Vjosa Osmanit, kandidates së LDK-së për kryeministre, ku u prit në mënyrë madhështore.

Me pas Kurti e Bahtiri vazhduan për në Shukovc të Mitrovicës, ku u pritën nga rreth 500 simpatizues në Hotel Palace.

Takimet e sotme të Vetëvendosjes Kurti e Bahtiri i përfunduan në Vushtrri, ku dytë mbajtën fjalime në një tubim të organizuar nga VV me qindra qytetarë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE