Kurti e shkarkoi, Inspektorati e kthen Basri Ibrahimin në pozitën e Kryeshefit të Trepçës

Edhe një tjetër drejtor i një institucioni të lartë në vend është kthyer në punë, pas shkakrimit në kohën e Qeverisë së Albin Kurtit.

Inspektorati i Punës e ka kthyer në detyrë edhe një Kryeshef të shkarkuar në kohën e Qeverisësë Albin Kurtit. Basri Ibrahimi ishte Kryeshef Ekzekutiv i Trepçës por u shkarkua nga Bordi i ri i saj, i emëruar nga Qeveria e Albin Kurtit.

Lul Raka tregon se në cilin rast mund të kthehet Kosova në karantinë

Ibrahimi u ankua dhe Inspektorati ka aporvuar ankesën e tij, duke vendosur kështu kthimin e tij në detyrë. Vendimin e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”.

Anëtarët e ri të Bordit të përkohshëm të Trepçës, të emëruar në muajin Mars, janë: Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor i bordit, Bahri Hyseni, drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Kelmendi drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Sadiku, përfaqësues i punëtorëve.

Ditë më parë, Inspektorati ka aporvuar ankesën edhe të Njazi Thaçit, ish drejtorit të KEK-ut dhe Bedri Istrefit, kryeshef i Telekomit.