Kurti emëron Bicin këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Aziz Bici, këshilltar Politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti, i ka uruar suksese në detyrën e re Bicit, duke mirëpritur këshillat e tij politike.

Derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

SHPËRNDAJE