Kurti flet për largime tjera nga Vetëvendosje: Me zor nuk mund ta ndalim askënd asnjëherë!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e organizuar me qytetarë në Pejë “Kundër PANhajnisë”, është deklaruar për gjendjen në subjektin e tij politik pas largimit të dhjetëra anëtarëve, përfshirë deputetë e kryetar komunash. Kurti, me gjakëftohësi ka thënë se largime nga VV-ja mund të këtë edhe në të ardhmen, por se ai tani nuk dëshiron të dyshojë në askënd që mund të ikë nga partia.

“Ka të atillë që me kanë thënë a keni nxjerrë meësim prej asaj që ju ka ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje. Në një rrafsh po, sepse ata që dolen vetës ja kanë hequr mbështetjen popullore e neve na kanë shtuar përvojen politike.

Por të them të drejtën në një rrafsh as që dua të nxjerr mësim, sepse kush e di mund të shkojnë edhe të tjerë në të ardhmen, sepse nuk mund të lejojë që truri im dhe zemra ime të prodhojë imagjinatë toksike e të filloj të dyshoj në secalin, sepse unë i dua njerëzit”, tha Kurti, në tubim me qytetarë, duke uruar që të mos të largohet asnjë, por shtoi se “me zor nuk mund ta ndalim askënd asnjëherë.

”Që nga ndarja e VV-së, të larguarit nga ky subjekt politik që tashmë janë pjesë e PSD-së, akuzojnë ish-bashkëpartiakët e tyre në mënyra të ndryshme. Së fundmi, Dardan Molliqaj nga PSD akuzoi Glauk Konjufcën e VV-së se i ka shërbyer Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), organizatë kjo të cilën vazhdimisht e kanë kritikuar.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE