Kurti i bindur se VV do të fitojë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, shprehet tejet i bindur se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit dhe se ai do të jetë kryeministër i ri i vendit.

Këtë bindje Kurti e bazon siç thotë në sallat e mbushura.

“Sallat e stërmbushura, saqë detyrohemi të dalim jashtë në mot të ftohtë e ku bëhet sërish ngrohtë nga entuziazmi. Të sigurt si asnjëherë më parë, drejt fitores së paparë, sepse erdhi dita me 6 tetor”, shkruan Kurti në Facebook.

Fitorja e madhe në duart e qytetarëve

Sallat e stërmbushura, saqë detyrohemi të dalim jashtë në mot të ftohtë e ku bëhet sërish ngrohtë nga entuziazmi. Të sigurt si asnjëherë më parë, drejt fitores së paparë, sepse erdhi dita me 6 tetor.

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 22 septembre 2019

SHPËRNDAJE