Kurti i ‘trondit’ Molliqajn, ja sa përqind të votave i merr në Deçan

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur rezultatet preliminare të votimit të brendshëm për kryetar të organizatës, sipas të cilave Albin Kurti është zgjedhur kryetar i VV-së, duke fituar 98.82 për qind të votave.

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të partisë janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.

Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm për kandidatin për kryetar, Albin Kurti kanë votuar 98.82%, kundër 0.61% , abstenim 0.57% dhe të pavlefshme 0.26%

Veriu.info mëson pas numërimit është konstatuar për Albin Kurtin kanë votuar 100% e votuesve në Deçan, qytet i cili është vendlindja e Dardan Molliqajt, kundërshtarit kryesor që kishte tentuar te pengonte Albin Kurtin për të kandidatuar për kryetar partie.