Kurti: LDK po e kërkon Presidentin, por asnjëri prej tre kandidatëve nuk e pranoi atë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka pranuar për herë të parë se ati po i kërkohet pozita e Presidentit nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk po i tregohet emri i tij.

Kurti po thotë se nga LDK po i kërkohet një pëlqim blanko, duke i kërkuar postin e Presidentit, por duke mos i treguar se cili është emri tij.

“Po më kërkohet një pëlqim blanko. Më kanë kërkuar postin por nuk më kanë treguar kush është ai..Asnjë nga tre anëtarë e kryesisë së LDK’ së nuk e kanë pranuar se duan të bëhen president”, thotë Kurti.

Sipas tij është një President fantom në tentativë që nuk e dinë se kush është, sipas tij emri i Presidentit duhet të jetë personalitet.

“Është një President fantom në tentativë që nuk po e dimë kush është. Presidenti është personalitet. Unë nuk mund të them që kam emra edhe për karrige të zbrazëta që po na presin e lëre më për një karrige që është e nxënë”, tha Kurti në RTK.

LDK dhe LVV janë pothuajse në fund të marrëveshjes për koalicionin qeverisës. Grupet punuese të dy partive politike kanë arritur që të krijojnë një plan program të përbashkët qeverisës dhe tani pritet që shumë shpejtë të bëhet edhe ndarja e posteve..

SHPËRNDAJE