Kurti: “Marëveshja e dhimbshme” me Serbinë nuk i dhemb Thaçit, por shtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një konference për media lidhur me dialogun tha bindjet e tij janë se kur po flitet për një marrëveshje të dhimbshme nuk po flitet për dhimbjet personale të atyre që janë të përfshirë në këtë proces, por për dhimbjet si shoqëri dhe shtet.

Sipas tij me njerëz jo kredibil nuk pritet as fitore dhe as sukses nga këto bisedime.

“Është e domosdoshme që çështja të kthehet në shoqëri, në kuvend dhe institucionet e shtetit dhe aty se pari të bëhet vlerësimi i raportit të qeverisë për dialogun gjashtëvjeçar, të ndërpritet dialogu personal pa mandat të kuvendit dhe të formulohen kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë, të përcaktohen parimet dhe kushtet e një dialogu të ri dhe në përputhje më këto të formohet ekipi negociator me udhëheqës dhe strategji dhe duhet të jetë e brendshme,” u shpreh Kurti.

……………………………………………………………………………………………………………..
Fansja ia gjuan Ledrit jelekët në skenë, ky shokon me komentin që i bën

……………………………………………………………………………………………………………..

Këto komente Kurti i bëri në këtë konferencë ku foli edhe për mos zbatimin nga Qeveria e Kosovës të rezolutës për tejkalim të krizës së Telekomit të Kosovës. Lidhur me këtë çështje i pari i VV-së u shpreh se sot e kësaj ditë kjo Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap, andaj ata po e mbrojnë vendimin e marr në Kuvend të cilin e ka shpërfillur Qeveria.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE