Kurti: Me një ushtri të armatosur mirë jemi më të sigurtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, bashkë më një delegacion të kësaj partie kanë vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të VV-së, Kurti dhe gjenerali Rrahman Rama kanë diskutuar rreth ndihmës që i duhet FSK-së, në kohën kur projektligjet për FSK-në, kanë kaluar.

“Me një ushtri të përgatitur e armatosur mirë, qytetarët e Kosovës do të kishin më shumë vetëbesim, më shumë siguri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit” thuhet në njoftimin e VV-së.

Më poshtë e gjeni të plotë dhe pa ndërhyrje njoftimin e kësaj partie.

Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i kryesuar nga kryetari Albin Kurti, sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi, deputeti Xhelal Sveçla, ish-gjenerali që është pjesë e Lëvizjes Enver Dugolli, deputeti i Lëvizjes dhe ish – koloneli i FSK-së Shemsi Syla, si dhe anëtari i kryesisë e po ashtu ish – koloneli i FSK-së Ajet Potera, kanë vizituar sot Forcën e Sigurië së Kosovës (FSK) me ç’rast janë pritur nga Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Koloneli Jeton Dreshaj, Kolonelin Agron Bajrami si dhe Drejtori për Politika dhe Plane Faruk Geci.

Ky takim ishte i nevojshëm pas kalimit të projetkligjit për FSK-në për t’u parë se ku dhe si mund të ndihmohet më tutje. Gjenerallejtnant Rrahman Rama e falenderoi Lëvizjen për mbështetjen dhënë analizave të tesktit dhe votimit të projektligjit për FSK-në derisa shpjegonte historikun e transformimit që prej UÇK-së në TMK e më pas zhvillimit të FSK-së. Deputeti Sveçla tregoi se në Komisionin për Siguri po punon për disa ndryshime që të mos ketë pengesa në të ardhmen.

Nga ana e delegacionit të LV-së u tha se mbështetja për ushtrinë është obligim yni. Po ashtu, gjatë takimit pati pajtueshmëri së çështja e zhvillimit dhe avansimit të FSK-së duhet prioritizuar në aspektin buxhetor.

Me një ushtri të përgatitur e armatosur mirë, qytetarët e Kosovës do të kishin më shumë vetëbesim, më shumë siguri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit.

SHPËRNDAJE