Kurti para se të bënte koalicion me LDK-në: Frika ime e vetme është frika e LDK-së nga PDK-ja, prandaj nuk ka garacion që ata nuk shkojnë prapë me PDK-në (VIDEO)

Derisa COVID-19 ka përfshirë botën duke infektuar me mijëra njerëz gjithandej botës, duke prekur edhe vendin tonë, Kosova tash pret të përballet edhe me një krizë politike përveç asaj shëndetësore, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Partneri qeverisës i koalicionit momental që po drejton Kosovën tash e 45 ditë, LDK ka inicuar procedurën e mocionit të votbesimit ndaj qeverisë ku janë pjesë edhe vet e që drejtohet nga Albin Kurti.

Këto dy parti negociuan afërsisht 4 muaj për të ndërtuar një koalicion qeverisës, por mjaftuan pak mbi 40 ditë që gjithçka të shembej, pikërisht kur Kosova ka nevojë për unitet e angazhim të gjithmbarshëm për të luftuar armikun që po rrezikon mbarë njerëzimin.

Në rrjetet sociale tashmë kanë filluar të qarkullojnë video të shumta, e njëra nga to është ajo e Albin Kurti, kryeministrit aktual, ku dëgjohet të flas për frikën që ka ndaj LDK-së, kjo kohë më parë para se të ndërtohej koalicioni qeverisës.

Aty Kurti dëgjohet të thotë se frika e tij e vetme është frika që LDK ka ndaj PDK-së, e madje sipas tij kjo është e pakuptueshme dhe enigmatike.

Dëgjojeni videon më poshtë:

https://www.facebook.com/Diaspora21/videos/856782094795471/

Mocioni i LDK-së është arsyetuar nga kjo parti nga rrezikimi i raporteve me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.