Kurti: Protesta e 29 shtatorit është e qytetarëve, Vetëvendosje vetëm e inicioi

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës ka treguar për rrjedhën e protestës së paralajmëruar për të shtunën e 29 shtatorit.

Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti ka thënë se marshi do të fillojë nga Biblioteka Kombëtare për të përfunduar para ndërtesës së Qeverisë.

Më tej ai ka cilësuar këtë aktivitet si protestë të qytetarëve duke thënë se VV e ka marrë vetëm iniciativën.

I pari i Vetëvendosjes po ashtu tha se ditëve në vazhdim pret t’ju bashkangjiten edhe subjekte të tjera politike.

Vetëvendosje po ashtu gjatë kësaj të diele ka prezantuar edhe oraret e linjave të autobusëve prej 30 komunave, transport i cili për protestuesit pjesëmarrës do të jetë falas.

SHPËRNDAJE