Kurti publikon emrat e atyre që e uruan për fitore, befasojnë disa nga personalitetet

Pas fitores së zgjedhjeve të 6 tetorit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë shumë urime, transmeton gazeta online veriu.info.

Në postimin e Albin Kurtit nuk shihet asnjë urim nga ndonjë politikan vendor e madje aty nuk shihet as ndonjë urim nga kryeministri shqiptar Edi Rama, shkruan veriu.info.

Ditë më parë në një intervistë Kurti kishte bërë të njohur se nuk ka marrë urim nga politikanët vendor.

Postimi i Kurtit:

Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë.

Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë.

U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje.

/VERIU.INFO/

SHPËRNDAJE