Kurti pyetet nëse dialogun me Serbinë ta udhëheqte Thaçi: Kjo është përgjigjja e tij?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar në një intervistë ne Syri Vizion që po transmetohet në T7.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti kishte thënë se ai do të drejtonte dialogun nëse bëhet kryeministër.

Gjithsesi Kurti i përgjigjet pyetjes se çfarë do të ndodhte nëse bashkësia ndërkombëtare do kërkonte që Hashim Thaçi të udhëhiqte bisedimet.

“Kjo do ishte shkelje e Kushtetutës së vendit. Gjykata Kushtetuese e ndalon këtë skenar. Presidenti e ka rolin e tij”, ka thënë Kurti.

Gjithsesi Kurti tregon nëse presidenti do të izolohet në rolin e tij në politikë.

“Ai është president unë nuk do e përjashtoj, do të jetë gjithmonë pjesë e politikës në Kosovë, mirëpo ai nuk mund të drejtojë politikën e jashtme të shtetit tonë”, shtoi ai.