Kurti sqaron deklaratën për Elez Blakajn: Le të ecë Lumnezi, që të kthehet Elezi

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka sqaruar deklaratën e tij rreth ish-prokurorit special, Elez Blakaj.

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Kurtin, i cili një ditë më parë deklaroi se do ta kthejë Blakajn në Kosovë dhe do ta bëjë prokuror.

Osmani tha se kjo është jokushtetuese dhe e rrezikshme, ndërsa Kurti thotë se Blakaj do ta kthejë si simbol.

“Gjysëmspontan. Kam thënë se do ta kthejë Elez Blakajn si simbol. Blakaj është simbol i traumës”, tha Kurti.
“Pa e shëruar këtë traumë, edhe luftimi i korrupsionit mbetet i mangët”, ka shtuar ai.

Ai i ka bërë sërish ftesë Blakajt nga studio e Pressingut që të kthehet në Kosovë nga Amerika.

“Është e domosdoshme që Elez Blakaj të kthehet. T’ia bëjmë një thirrje edhe sot, që të kthehet pas 6 tetorit”, është shprehur Kurti.

Kurti ka folur edhe për largimin e prokurorit Elez Blakajt nga Kosova për shkak të kërcënimeve. Ai ka thënë se ai nuk pati përkrahje të kolegëve si dhe sulmi i institucioneve ndaj tij ishte i paprecendent.

“Basketbollisti Lumezi nuk reagoi për sulmin ndaj prokurorit Blakaj”, ka thënë Kurti.

“191 kolegë të tij heshtën për sulmin e ish-kryeministrit ndaj Blakajt. Po të ishte Lumezi vetëm 5 minuta kryeprokurorë ne do duhej të ishim tani në këto momente duke shikuar lajmet. Por ai nuk është kryeprokurorë i shtetit, ai është vegël”

Më pas Kurti ka thënë se do punojnë që të shkarkojnë Lumezin. Ai madje bëri një lojë me fjalë që të tregonte se si Elez Blakaj do kthehej në Kosovë në momentin kur do shkarkohet Aleskandër Lumezi.

“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, ka thënë Kurti.