Kurti takohet me senatoren e Francës: Më uroi për zgjedhjet parlamentare

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u prit në Senatin Francez nga Senatorja dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë së Francës me Ballkanin Perëndimor, Marta de Cidrac.

Kurti tha se ajo i uroj për fitoren në zgjedhjen e 6 tetorit, shkruan Indeksonline.

Po ashtu ai bëri të ditur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen.

“Më uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe dëshiroi të mësonte më shumë për gjendjen në vendin tonë.

Senatores Cidrac ia shpreha mirënjohjen e popullit tonë për përkrahjen e Francës dhe i shpjegova për situatën politike e institucionale, ekonomike e sociale te ne, duke theksuar zotimin e qeverisë sonë për zhvillim e siguri, demokratizim e drejtësi”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

Mbrëmë, në Senatin Francez, u prita në takim nga Senatorja dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë së Francës me Ballkanin Perëndimor, znj. Marta de Cidrac.

Më uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe dëshiroi të mësonte më shumë për gjendjen në vendin tonë.

Senatores Cidrac ia shpreha mirënjohjen e popullit tonë për përkrahjen e Francës dhe i shpjegova për situatën politike e institucionale, ekonomike e sociale te ne, duke theksuar zotimin e qeverisë sonë për zhvillim e siguri, demokratizim e drejtësi.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen.

SHPËRNDAJE