Kurti takohet me tre këshilltarë të Macronit, i urojnë fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit

Kreu i VV-së, Albin Kurti këto ditë po qëndron në Francë ku po zhvillon takime me shumë figura të rëndësishme.

Kurti gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se është takuar me tre këshilltarë të presidentit francez, Emmanuel Macron, Këshilltarin për Evropë dhe G20, Clément Beaune, Këshiltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, Etienne de Gonneville.

Kurti ka thënë se ata i kanë uruar fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ai i ka falënderuar për ndihmën e Francën për Republikën e Kosovës përgjatë viteve.

Njoftimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshiltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville.

Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona.

Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror.

Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE