Kurti thotë se Baton Haxhiu ka histori me Stanishiqin dhe e ka influencuar Dardan Molliqajn

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se drejtori i televizionit Klan Kosova Baton Haxhiu ka lidhje miqësore dhe biznesore me Stanishiqin dhe ka ndikuar tek zyrtarët e partisë së tij përmes intervistave në studio dhe i ka influencuar kundër tij.

Kurti nuk ia ka përmendur emrin Baton Haxhiut, por ka thënë se drejtori i një televizioni ua ka krehur bishtin disa zyrtarëve të tij në studio televizive, e në mesin e tyre ka qenë edhe ish sekretari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

E kur ia ka përmendur këtë Kurti Molliqajt, ky i fundit ka reaguar shumë keq.

“Kur unë i kam thënë ish sekretarit se ai po ndikon tek ti, reagimi i ish sekretarit ka qenë i mbireagueshëm”, ka thënë Kurti.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Jo fare nuk është shprehje e imja, por kritika ime ka qenë në VV se ka një drejtor në televizion në Kosovë i cili i thërret në studio njerëzit e VV dhe ua kreh bishtin në studio dhe më pastaj provon t’i influencojë.

Bëhet fjalë për një person që ka të kaluar me Stanishiqin. Ka një histori me Stanishiqin, por nuk besoj që askush në VV ka mendësi të Stanishiqit. Stanishiqi në këtë rast është figura më problematike në vitet e 90, dhe ai ka qenë personi që ka krijuar grupe paramilitare, dhe ai është personi që ka krijuar partinë radikale në Serbi.

Është një person që po ka ndikim sa kryeministri dhe ka një qasje të tillë që s’ka të bëj fare me gazetarin. Ku fshihet agjendi, në studio televizive, bëhet fjalë për njerëz pa maska”, ka thënë Kurti./Lajmi.net

SHPËRNDAJE