Kurti thotë se Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe qeveri të re

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se e populli i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të reja.

Kështu ai ka thënë në vazhdën e takimeve me qytetarë që kësaj radhe u mbajt në qytetin e Pejës, kundër “PANhajnisë”.

“Kemi pushtet të brejtësve që e gërryejnë buxhetin e shtetit dhe pasuritë e Kosovës. Brejnë e gërryejnë më dhëmbë të mëdhenj e të shumtë teksa prokuroria e Kosovës është bërë si një dhëmb i kalbur i republikës sonë, saqë kemi filluar të mendojmë që dhëmbi më i shëndoshë mbase ishte ai që u nxorr jashtë, z. Elez Blakaj”.

“Kemi nevojë për zgjedhje të reja, sepse nevojitet një qeveri e re, e cila e ndalë dhe e ndalon korrupsionin, që e mbyllë kapitullin e kapjes së shtetit, që e orienton ekonominë kah prodhimtaria, që e lidhë arsimin me ekonominë, dhe, që themelon edhe Fond Sovran edhe Bankë Zhvillimore”, tha Kurti.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE