Kurti tregon arsyen e mbledhjes së qeverisë pak para seancës së Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak para nisjes për në Qeveri, ka thënë se po ndihet shumë mirë derisa po dilte nga banesa e tij. Tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

Kurti ka thënë se në këtë mbledhje do të ndahen 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës.

“Shumë mirë, kemi një mbledhje të Qeverisë në ora 10:00, në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishme, ku vendimi i parë do të jetë ndihma prej 30 mijë euro për familjet e dy minatrëve të cilët fatkeqësisht humbën jetën dje në minierën e Artanës”, ka thënë Kurti pak para nisjes për në Qeveri,raporton EO

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës pas një ore pritet ta mbajë mbledhjen e Qeverisë. Kjo u bë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit Kurti. Mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00, në ndërtesën e Qeverisë. E kjo thirrje për të mbajtur mbledhjen e radhës nga ana e Qeverisë Kurti, po bëhet një orë para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti. Seanca është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00.

SHPËRNDAJE