Kurti vendosi lule pranë arkivolit të Leze Qenës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë arkivolit të aktores së shquar, Leze Qena.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, përcjell Veriu.info

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të aktores së shquar të Kosovës, Leze Qena, e cila dje ndërroi jetë.

Roli i aktores Qena duhet vlerësuar lartë, sepse varësisht nga mosha e gjithsecilit prej nesh, ajo ishte ose nëna ose gjyshja ideale.”, thuhet në këtë komunikatë.

Kujtojmë që në moshën 85 vjecarë gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë, Leze Qena.

SHPËRNDAJE