Kurti vs Thaçi, fituesi dihet në më pak se 100 orë

Gjykata Kushtetuese më 1 maj vendosi për maskë të përkohshme, duke pezulluar dekretin e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, për Avdullah Hotin që të krijoi Qeverinë e re, pa shkuar në zgjedhje.

Por, kjo masë është e vlefshme deri të premten e 29 majiti.

Kësisoj, nuk pati mundësi që Qeveria Hoti të votohët të shtunën e 2 majit, ashtu edhe siç mendohej.

Ankesën në Gjykatën Kushtetuese duke e vë në dyshim kushtetuetshmërinë e vendimit për dekretimin e Hotit, nga Thaçi, e bëri Vetëvendosje, e cila udhëheq Qeverinë.

Këta, bashkë me prijësin e tyre, Albin Kurtin, pas mocionit të mosbesimit për Qeverinë, po kërkojnë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës e shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo, duke kundërshtuar që pa mbajtje ne tyre të krijohen ndonjë Qeveri tjetër.

E se kush ka të drejtë, por edhe se si do të jetë e ardhmja e Qeverisë, me Kurtin apo Hotin, që u dekretua nga Thaçi, do të mësohet më së largu këtë të premte, për ku kanë mbetur më pak se 100 orë./Gazeta inFokus/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE