Kurti: VV dhe LDK do ta bëjnë bashkë Qeverinë (Video)

Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës e Vjosa Osmanit.

Vjosa Osmani tha pas takimit, se janë pajtuar për vullnetin për të qeverisur bashkë.

“Ne sapo zhvilluam takimin e parë me VV për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes, për të diskutuar më shumë në nivel të parimeve, jo t ë detajeve, por më e rëndësishma është që të dyja partitë kanë vullnetin për të qeverisur në të mirë të qytetarëve.

Pati diskutime që të bëhet një qeveri që do të reduktojë numrin e ministrive.Kaq për një herë, ka vullnet nga të ydja palët që marrëveshja të arrihet”, ka thënë Osmani, përcjell Periskopi.

Ndërkaq edhe Albin Kurti tha se kanë biseduar që të qeverisin bashkë.

“Pritjet e qytetarëve janë hsumë të larta, prandja pa humbur kohë do të punojmë për idenë e përbashkët që të bëhemi sa më të fuqishëm.

Synimi ynë sëhtë tu dalim zot nevojave të qytetarëve, ta orientojmë shtetin kah demokracia, kah mirëqenia për të gjithë. Do të kemi shumë më pak ministri, shumë më pak zëvendësministra.

Ekipet tona profesioanel edhe të LDK edhe të VV do të takohen për të harmonizuar programet tona dhe për t’u dakorduar për projektet tona”, tha Kurti.

“Vetëvendosja dhe LDK do të qeverisin së bashku, kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani flasin pas takimit per formimin e qeverise

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani flasin pas takimit per formimin e qeverise

Publiée par Periskopi sur Jeudi 10 octobre 2019

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE