Kurtin nuk e ndali aksidenti, vazhdoi festën e fitores pavarësisht

Vetura e fituesit të zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtit, u përfshi në një aksident ku për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Nga Zyra për Media e VV-së e kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar dhe se aktivitetet kanë vazhduar sipas axhendës.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë.

Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar Manxhuka, shkruan Reporteri.net.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

SHPËRNDAJE