Kurtishaj: Autobusët që bartën udhëtarë për në Beograd për protesta nuk janë anëtar të Shoqatës së Transportit Rrugor…

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve të Kosovës ka reaguar ndaj siç ka theksuar të “disa veprimeve të ulëta të disa kompanive (kosovare) të transportit rrugor që udhëtuan për në Beograd duke bartur mbështetës për protesta atje”.

Për këtë ka reaguar kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj.

“Anëtarët e kryesisë sot në mbledhjen e mbajtur në Oden Ekonomike të Kosovës i bëjnë me dije opinionit se kompanitë që barten simpatizues për në Serbi nuk janë anëtare të Shoqatës, dhe kërkojmë nga anëtarët e shoqatës që të jenë vigjilent në situata të tilla. Secili nga ne kemi nevojë për punë dhe angazhime, por një veprim i tillë është tejet i ultë për ato pak euro dhe jo vetëm që dëmton imazhin e secilit operator të transportit publik por dëmton edhe imazhin e Kosovës, dhe një veprim të tillë ne nuk e përkrahim”, ka thënë në reagimin e tij, Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

SHPËRNDAJE