“Kush do të bëhet milioner?”: Konkurrentja nuk di ku është ndërtuar muri i madh i Kinës

Ku është ndërtuar Muri i Madh i Kinës? Një pyetje e thjeshtë, por që as konkurrentja dhe as publiku nuk kanë ditur të japin përgjigje. Situatë komike ndodhi në edicionin turk të “Kush do të bëhet milioner?”

Një konkurrente në edicionin turk të “Kush dëshiron të bëhet Milioner?” shfaqje jashtëzakonisht popullore, është bërë objekt talljeje sapo ajo nuk ishte në gjendje të përgjigjej se ku ndodhej Muri i Madh i Kinës.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një 26-vjeçare të diplomuar në Ekonomi nga Stambolli të cilës i janë dhënë katër opsione për pyetjen, nga të cilat duhej të zgjidhte atë të saktën.

Kina, India, Koreja e Jugut dhe Japonia ishin opsionet e ofruara, për të cilat konkurrentja kishte dy “mundësi tjera” për të gjetur përgjigjen.

Pamjet e shpërndara tashmë dhe në rrjetet sociale tregojnë konkurrenten plotësisht të përhumbur nga pyetja. Fillimisht ajo zgjedh ndihmën e publikut, nga i cili vetëm 51 për qind zgjodhi Kinën. Ende e pavendosur ajo zgjodhi ndihmën e dytë, atë të telefonatës së një miku.

Por edhe pse situata u zgjidh nga miku i saj, Su Ayhan u eliminua në raundin tjetër duke u bërë objekt talljeje në rrjetet sociale së bashku me gjendjen e arsimit në Turqi.

SHPËRNDAJE