Kush do të jetë i nominuari i PDK-së për President dhe a do hyjë në koalicion me LDK-në? Flet deputetja e kësaj partie

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk po duhet se ka aspirata për postin e Presidentit.

Të paktën kështu ka deklaruar për Front Online, deputetja e kësaj partie, Besa Ismaili.

“Për besë unë nuk merrem me këto. Unë prapë insistojë që këto janë thashetheme sepse nuk ka pasur asnjë diskutim në asnjë strukturë. Presidenti i shtetit e ushtron detyrën e vet”, ka thënë ai.

Ndërsa për sa i përket mundësisë për të hyrë në koalicion qeverisë në rast se ka largim të AAK-së, Ismaili i tha Front Online, se një gjë e tillë as nuk është diskutuar në strukturat e partisë.

“Ato janë çështje të partnerëve të koalicionit për të cilat s`kanë të bëjnë fare me PDK-në. Ne jemi opozitë, vazhdojmë të jemi opozitë dhe këto tema asnjëherë nuk i kemi trajtuar. Po besoj që ato janë ende në nivel thashethemesh”, ka thënë tutje deputetja e PDK-së.