Kush e bëri këtë krim me asfalt në Suharekë?

Një rrugë në fshatin Nishor të Suharekës mund të cilësohet si e pakalueshme për qarkullim normal si rezultat i deformimit të asfalltit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është arsyetuar duke thënë për Gazetën Express se rruga nuk është e shtruar gjatë mandatit të tij. Ai poashtu bëri një premtim për të ardhmën e kësaj rruge.

“Rruga nuk është e shtruar në mandatin tim. Por, projekti është në bugjet dhe shumë shpejt do të hapet tender për rregullimin e rrugës”, ka thënë Muharremaj për Gazetën Express.

SHPËRNDAJE