Kush e ndau Agon Amigan nga bashkëshortja?

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Topless” ishte projekti i cili solli ndarjen e Agon Amigës me bashkëshorten e tij, Egzona Syla, në vitin 2015, shkruan GazetaBlic.

Projekt ky në bashkëpunim me këngëtaren dhe modelen Afërdita Dreshaj, e që pikërisht skenat e nxehta në të bën që gjithçka të niste aty, duke çuar në ndarjen e çiftit.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Por, një muaj më vonë po të atij viti u publikuan dhe mesazhet e shkëmbyera në “Whatsapp” mes Agon Amigës dhe Afërditës, mesazhe këto që nuk i ngjanin dy bashkëpunëtorëve.

Duke qenë se u zbulua gjithçka, asnjëri nga protagonistët në fillim nuk pranuan një gjë të tillë si të vërtetë, madje arritën deri në atë pikë sa kërcënuan dhe Egzona Sylën.

Si fillim ishte Afërdita ajo që reagoi përmes një shkrimi të bërë në Instagram, duke i quajtur shpifje mesazhet e publikuara dhe se me Agon Amigën kishte vetëm lidhje shoqërore.


<

Afërdita Dreshaj

Nuk mungoi as reagimi as nga Agoni i cili ofendonte rëndë bashkëshorten e tij, madje e kërcënonte se do ta shihte se kush është ai tamam, madje në një postim ai shkroi që nuk ja ndjente aspak për çka ndodhur.

Agon Amiga

Në vitin 2016, Agon Amiga ishte i ftuar në Prive ku në një deklaratë publike, pranoi se ishte pikërisht Afërdita ajo që kishte çuar në prishjen e martesës së tij.

“Njeriu ballafaqohet me sfida të ndryshme në jetë. Çdo njeri gabon, edhe unë kam gabuar! Kam bërë bashkëpunimin pa ndonjë qëllim të keq, por Afërdita ka pasur qëllimet e veta që mua më kanë kushtuar shumë. Afërdita gjithmonë ka pasur një arsye për të bërë ndarjen time me bashkëshorten time, dhe mendoj se ia ka arritur qëllimit”, ishin fjalët e këngëtarit.

E nga ky pendim i Agon Amigës, vetëm një vit më vonë, në shkurt të vitit 2017, u raportua se çifti kanë filluar të kontaktojnë dhe të jetojnë sërish bashkë.

Agon Sylejmani dhe Egzona Syla

Por, si është raporti i çiftit të shumëpërfolur të tri viteve më parë?!

Në një kërkim të bërë, Agon Amiga e Egzona Syla nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Madje, Agoni në llogarinë e tij zyrtare në Instagram nuk ka asnjë fotografi të vetëm me Egzonën, duke lënë të kuptohet se çifti nuk kanë arritur t’i tejkalojnë problemet në të kaluarën për të vazhduar jetën së bashku.

Siç duket, tradhtia e Agonit ndaj Egzonës nuk arriti të përballohej nga kjo e fundit edhe pas shumë tentativave për të rikthyer dashurinë mes tyre./GazetaBlic/L.I

Agon Sylejmani dhe Egzona Syla
Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE