Kush e trashëgoi humanzimin dhe zemergjërsinë nga baba dhe gjyshi?

Shkruan: Azem Reka

Nuk është rastësi se shpirti i një humansti trashegohet si një varg zingjiror nga njërzit me shpirt fisnik dhe zemër të madhe. Që të kesh një shpirt human do të thotë të kontribosh për të gjithë rreth teje e në veqanti për njerëzit në nevojë. Urimet që dalin nga zemrat e sinqerta të nevojtarëve janë udhërrëfyes të mirësisë dhe begative që ju vijnë pas tërë jetën atyre të cilët zgjatin dorën për të ndarë një pjesë nga pasuria e tyre për t’ia bërë dikuj të lumtur jetën.

Është ky Valon Bahtiri, djali i kryetarit të komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri i cili vetëm se po i shkon hapave të babait dhe gjyshit, sepse këta të fundit janë njohur prej kohësh si njerëz me vlera dhe dashuri ndaj të gjithëve si duardhënës e shpirt të dëlirë dhe për përkushtim ndaj atdheut.

Kësaj radhe bëhet fjalë për familjën 7 anëtarëshe të Nexhat Kurtit nga Melenica, e cila nuk ka kulm mbi kokë prej pas luftës, ku edhe tash jeton në shtëpi të huaj. Si pasojë e kushteve të rënda dhe distancës së largët me qytetin, tri vajzat e tij e kanë ndërprerë shkollimin qe tri vite, që është për mua një situatë e papranueshme.

Mu në momentin kur çdo shpresë për ta u shua, u ndez një dritë e cila ju solli gëzim në familjen e tyre. Është Valon Bahtiri ai i cili gjallëroi jetën e familjës 7 anëtarëshe, ku gëzimin e tij e shpreh më së miri kur thotë:

“Fjalët e gjyshit: “Bir, ku sheh keq, zgjate dorën dhe ndihmoji”, më kanë udhëhequr tërë jetën, sikurse edhe në këtë rast. Andaj së bashku me mikun tim Mentor Ferizi, kemi vendosur t’i dalim në ndihmë kësaj familjeje, duke ia ndërtuar shtëpinë në Vaganicë dhe kështu të u mundësohet edhe vajzave vazhdimi i shkollimit.
Edhe pse jetoj dhe punoj në Holandë, në çdo bisedë në çdo vend ku shkoj mundohem ta promovoj vendin tim dhe të kontriboj për të. Andaj, apeloj te ju vëllezër e motra që vini nga diaspora në vendlindje, t’i ndihmoni njerëzit që kanë nevojë, sepse ia kemi borxh vendlindjes tonë.”,-tha veç tjerash Valon Bahtiri.

SHPËRNDAJE