Kush është Gazmend Gjyshinca, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në Kuvendin e Kosovës, Gazmend Gjyshinca ka lindur në Vushtrri. Ai është në përfundim të Magjistraturës në Institutin e Bashkimit Evropian në kuadër të Universitetit Marmara në Stamboll, me fushë të studimeve Politika të BE-së dhe Marrëdhënie Ndërkombtare.

Për vite ka qenë i angazhuar me punë si aktivist i shoqërisë civile në Kosovë dhe rajon. Në të kaluarën ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike- GLPS në Prishtinë, dhe ka qenë anëtar i Asociacionit Ndërkombtar të Studentëve të Shkencave Politike- IAPSS. Kurse në nivel lokal ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore.

Ai poashtu ka pasur vizita studimore dhe përvoja pune në institucione si Universiteti i Parisit-Sorbonës, Universiteti i Gothenburgut, Parlamenti Evropian në Bruksel, Qeveria e Turqisë, dhe në Kuvendin e Kosovës.

Në qershor të vitit 2019 është pranuar në programin akademik Caux Scholars Program në Zvicër dhe drejtimi që po ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”.

Gazmendi flet rrjedhshëm anglishten dhe turqishten dhe zotëron njohuri bazike të frëngjishtes.

SHPËRNDAJE