Kush është ministri ‘cool’ i Haradinajt që vesh qorape me kuadrate shumëngjyrëshe (Foto)

Edhe pse i ri në moshë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka shquhet për zgjuarësinë dhe inteligjencën, ai ka një qëndrim dhe një stil unik.

Lluka përveq zgjuarsisë së tij në profesionin që ai ka, shquhet edhe me kreativitetin e tij edhe pse rrezikon me ngjyrat e ndezuara, Lluka megjithatë duket cool, pra është një person që vishet me shije, ka një stil të vetin duke krijuar brendin e tij për çdo stinë, pra kryeministri Ramush Haradinaj e ka në kabinet një ministër që mund ta dalloj lehtë nga të tjerët me kuadratet me shumë ngjyrëshe të qorapeve.

Lluka me stilin e tij po i përafrohet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili kohëve të fundit është ngatërruar paksa me modën, derisa si kryeministër vishet fare jashtë kodit, madje në takime të niveleve të larta, por ndryshe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, del të jetë ministri i ri i qeverisë Haradinaj, Valdrin Lluka i cili përcjell kodin e veshjes zyrtare ,por që del jashtë këtij protokolli me qorapet e tij shumë ngjyrëshe, por kjo shumëllojshmëri ngjyrash tek qorapet e tij mund të vlerësohet nga dizajnerët e modës me notë të lartë.

Kosova Post në vazhdim ju sjell disa foto, ku ministri Valdrin Lluka ka veshur në takime të ndryshme të tij ,madje e portokallta e ndezur mbizotron në përzgjedhjen e tij.

Se qorapet që zgjedh Lluka janë ‘in’, mjafton të hyni në Google dhe të kërkoni për këto të fundit, qorape këto të cilat janë të përzgjedhura edhe nga fashionistët.

SHPËRNDAJE