Kush është Safet Rustemi? Krimineli më i kërkuar në Belgjikë, pronar plazhi në Velipojë |FOTO

“Ne kemi gjetur gjurmët e të shumëkërkuarit Safet Rustemi”. Me këtë titull dhe me fotografinë e atij që ata vetë e cilësojnë si një ndër kriminelët më të kërkuar në Blegjike, media belge “La Derniere Heure” publikon shkrimin, sipas të cilit Safet Rustemi ndodhet në qytetin e Shkodrës, edhe pse është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.


Artikulli zbulon fakte të reja teksa pohon se Rustemi zotëron një nga plazhet më të frekuentuara të Velipojës, ku përdor në fakt mbiemrin Bajri.

“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.

Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. ‘Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze.

Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre. Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë. Kontaktuam ta vinim në dijeni se klienti i tij është në Shkodër. Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”, thuhet më tej në shkrim.

Pak ditë më parë media belge hidhte dyshime të forta se Rustemi është i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë, e megjithatë ai sot vijon të jetojë i pashqetësuar në Shkodrër.
Sipas tyre Rustemi ishte angazhuar dhe në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, ku kishte ndihmuar deputetin e PS-së Luan Harusha.

‘’La Derniere Heure’’ shkruan ndër të tjera se nga e marta e kaluar , emri i Safet Rustemit është në listën ‘’mostëanted’’. Konfirmimi nga Ministria e brendshme belge për agjencine e lajmeve të këtij vendi. Safet Rustemi i dëbuar nga Belgjika vitin e kaluar, bileta e dëbimit u pagua nga taksapaguesit belgë.