Kush janë 4 emrat e ‘mëdhenj’ të PDK-së, që dështuan të bëhen deputet

Katër nga figurat e rëndësishme të PDK-së, kanē mbetur jashtë Kuvendit.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga KQZ’ja dhe Qendra e Numërimit dhe Rezultateve jashtë listës së deputetëve ka mbetur një nga njerëzit më me ndikim të PDK-së, Xhavit Haliti.

Njëri nga themeluesit e PDK-së, dhe aktualisht Kryetari i Degës së PDK’së në Pejë ka marrë vetëm 8 mijë e 252 vota. Renditet i treti në listën e atyre që kanë dështuar të bëhet deputet.

Edhe kryetari i një prej degëve më të mëdha të PDK-së, Shaqir Totaj, ka dështuar.

Totaj i cili mori 8 mijë e 11 vota, por që janë të pamjaftueshme për të hyrë në Kuvend, kishte dështuar edhe para 2 vitesh, duke e humbur garën përballë Mytaher Haskukës.

Keq ka dështuar edhe kryetari i Degës së PDK në Gjakovë. Ai ka dështuar të bëhet deputet. Ka marrë vetëm 7 mijë e 999 vota.

Në katërshën e madhe që dështoi është edhe Idriz Idriz Vehapi.

Ish-Kryetar i Rahovecit ka marrë vetëm 7 mijë e 958 vota.

Ndërkaq Kadri Veseli ka dalë më i votuar, i pasuar nga Uran Ismajli.

Pjesë e Kuvendit pritet të jetë Hajredin Kuçi, i cili kishte dështuar më 2017.

SHPËRNDAJE