Kush këndon më mirë Engji apo Learta? Përgjigjet Shyhretja

Shyhrete Behluli është një nga emrat më të shquar të estradës shqiptare. Shyhrete Behlulit vitet e fundit në skenë i është bashkuar edhe vajza e saj, Engjëllusha.

Por, përveç tyre, këndon edhe reja e Shyhretes, Learta Jakupi, por ajo në një zhanër krejtësisht ndryshe prej tyre. E ftuar në “Shiko kush Luan”, Shyhretja ishte vënë në siklet kur u pyet se kush këndon më mirë mes Leartës dhe Engjit.

“Janë dy zhanre të ndryshme, s’e di, ndoshta Learta më mirë”, ka thënë Shyhretja.

SHPËRNDAJE