Kush pritet ta mbajë numrin “10” te Chelsea pas largimit të Hazardit?

Pa yll në skuadër dhe pa një dirigjent të vërtetë brenda fushës së lojës, Lampard do ta ketë tejet të vështirë në edicionin e ri.

Megjithatë, të kaltërit nga kryeqyteti ishullor kanë emra të shquar brenda formacionit startues që mund ta bëjnë diferencën, shkruan GazetaBlic.

Njëra nga çështjet që kanë mbetur pezull në “Stamford Bridge” është pasardhësi i Hazardit sa i përket djersitjes së fanellës, pra kush do ta mbajë numrin dhjetë.

Belgu pas shtatë sezoneve fenomenale u largua drejt gadishullit Iberik, ku ka nënshkruar me kampionët e 13-fishtë evropian, Real Madridin.

Sipas mediave angleze, Huddson Odoi u ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’ia besojnë atij fanellën me numrin “10”, por si duket ata këtë “përgjegjësi” do t’ia japin brazilianit Willian.

Gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket kësaj çështjeje.

SHPËRNDAJE