Kutia interesante e sondazheve vendoset në Obiliq

Organizata Keep It Green gjatë ditës së sotme ka vendosur Shportën e Sondazheve në qytetin e Obiliqit, e cila ka për qëllim reduktimin e ndotjes nga filterat e cigareve në rrugë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Filterat e cigareve përbëjnë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rrugëve në Kosovë. Ata kanë përbërje të konsiderueshme të plastikës e cila merr deri ne 13 vite të shpërbëhet.

Shportat e Sondazheve në qytete mbarë botës kanë rezultuar suksesshëm në reduktimin deri në 46% të ndotjes nga filterat e cigareve në vendet ku janë vendosur.

Shporta shfaq një pyetje dhe dy alternativa për përgjigje. Duhanpirësit votojnë duke e vendosur filterin e cigares nën përgjigjen e tyre të preferuar. Filterat grumbullohen prapa pjesës së përparme të qelqit në dy kolona, ​​duke treguar se cila përgjigje është më e popullarizuar. Pyetjet do të ndërrohen në bazë mujore!

Kjo paisje u instalua nga Keep It Green, me përkrahje nga European Endowment for Democracy (EED)./Veriu.info/