Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, kjo është arseja

Më kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës që është “Heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave”.

“Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej”, thuhej në arsyetimin e VV-së për këtë seancë.

Çështja e homologimit ka qenë pikë diskutimi edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik që u mbajt ditë më parë. Madje aty pati edhe debate mes ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Lekaj para komisionit deklaroi se se Ligji për Automjete ia mundëson kompanisë “EuroLab” që të posedojë licencën për periudhë të pacaktuar. Sipas tij, tregu do të hapet dhe nuk do të ketë monopol. Por, nuk ka mundur të jap një afat se kur mund të ndodhë kjo.Kritika për ligjin kanë dhënë edhe deputetë të tjerë opozitarë.

SHPËRNDAJE