Kuvendi i Kosovës do të jetë në pauzë për së paku edhe 2 orë pas asaj që ndodhi në seancë.
Një rrahje fizike ndodhi mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, e ku fillimisht Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kërkoi 30 minuta pauzë, por që kjo tashmë është zgjatur edhe për 2 orë të tjera.
PDK ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sulmuar fizikisht deputetët e saj, ndërsa momentalisht deputetët kanë lëshuar sallën.